Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 00:11
Foto ilustruese

Kryeministri Albin Kurti homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Ora 08:00)

Kryeministri Albin Kurti homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan. (Ora 09:30)

Prokuroria Speciale në Hagë do t’i kthejë pajisjet të cilat i kanë marrë nga selia e OVL e UÇK-së gjatë bastisjes gjashtë muaj më parë. (Ora 10:00)

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Online, ora 10:00)

Mbahet konferenca e katërt mbi ecurinë e rastit Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi. (Hagë, ora 11:00)

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, organizon një aktivitet ku do të ndahet mirënjohje për KFOR-in amerikan. (Lokali “QUEEN’S Loung Bar” rruga “12 Qershori” - Ferizaj, ora 11:00).

Kryeministri Albin Kurti homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë. (Velani – Prishtinë, ora 11:15)

Kryeministri Albin Kurti homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.( Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë, ora 11:15)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe rektori i Universitetit të Prizrenit Ismet Temaj do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e pylltarisë. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:30)

Në përkujtim të “Epopesë së Dukagjinit”, Komuna e Deçanit organizon këto aktivitete:

Ora 12:00 - Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku do të vendosen lule në të gjitha varret e dëshmorëve në praninë e Gardës Ceremoniale të Ushtrisë së Kosovës

Ora 12:30 –Të pranishmëve në homazhe iu drejtohet me një fjalë rasti ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj

Ora 13:00 - koktej rasti në nderim të 24 Marsit në kullën e Hilmi Haradinaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën komunale të Shëndetësisë, Narqize Arënliu - Hoxhaj marrin pjesë në ligjëratën e organizuar me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Prizren, ora 13:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat