Protestojnë studentët e doktoratës, kërkojnë t’u plotësohen kërkesat

Kosova

Protestojnë studentët e doktoratës, kërkojnë t’u plotësohen kërkesat

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:44
Pamje nga protesta

(E plotësuar 15:13) - Kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar edhe sot para rektoratit të UP-së duke kërkuar që këta të fundit t’ua plotësojnë kërkesat e tyre.

Në protestën e mbatjur të hënën, përfaqësuesit e kandidatëve të doktoratës thanë se Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ka vërtetuar se nuk ka pasur konflikt interesi dhe nuk ka nevojë për ritestim siç është kërkuar nga Senati i UP-së

Ata po kërkojnë që brenda kësaj jave të organizohet një mbledhje urgjente e përfaqësuesve të senatit lidhur me bërjen e listës përfundimtare dhe brenda një afati prej 10 ditëve studentët të fillojnë me ligjëratat, pasi që sic theksohet këta studentët vetëm se kanë humbur një semestër dhe se do të ishte humbje e madhe për ta mos dalja me një liste përfundimtare.

Përfaqësuesit e tyre u zotuan se do të vazhdojnë me protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Erolind Dërmaku, përfaqësues i studenteve nga drejtimi i mjekësisë derisa tha se Agjencia Kundër Korrupsion ka vërtetu qe nuk ka pasur konflikt interesi dhe se nuk ka arsyeje për ritestim të studenteve, shtoi edhe se konkursi për pranimin e studentëve është hapur me vonesë për shkak të pandemisë dhe se mos kthimi i përgjigjes nga senati vetëm po e vonon më shumë fillimin e studimeve të doktoratës.

Dërmaku: Nuk ka nevojë për ritestim, e ka vërtetuar edhe AKK

“Arsyeja kryesore është pse na nuk kemi marrë përgjigje prej rektoratit akoma në kërkesën tonë që e kemi parashtruar përmes avokatit tonë edhe një kërkesë që e ka bërë dekanati, kërkesa jonë është se pika kryesore pse është kërku një vlerësim prej rektoratit është se ka pasur konflikt interesi prej disa kandidatëve në njësinë tonë. Ndërsa sa i përket Agjencisë kundër korrupsionit është vërtetu që kjo nuk është e vërtet edhe nuk ka arsyeje për ri testim[…]Ka shkaktu problem për vonim të fillimit të studimeve të doktoratës sepse edhe ashtu konkursi është organizuar pak vonë shkaku i pandemisë edhe arsyeja tjetër është vonimi në kthimin e përgjigjes në kryesinë tonë” , tha ai

Gjithashtu sot protestën e vazhduan edhe kandidatët e pranuar për doktoratë në Fakultetin Ekonomik, Egzon Lajqi përfaqësues i këtyre të fundit tha se pasi AKK-ë ka vërtetuar se nuk ka konflikt interesi nuk ka asnjë arsyeje që të kthehemi në pikën zero qysh senati po pretendon.

Ai kërkoi nga senati që të mbahet një mbledhje urgjente dhe të dalin me lista përfundimtare dhe brenda afatit 10 ditorë studentët të mund të vazhdojnë me ligjëratat pasi deri më tani ata vetëm kanë humbur një semestër.

Lajqi: Brenda 10 ditëve të fillojnë ligjëratat e studentëve të doktoratës

"Ditën që e kemi pas na protestën e parë që e kemi mbajt në të njëjtën ditë ka dalë me një vendim Agjencia Kundër Korrupsion i cili e ka vërtetuar atë që e kanë thanë edhe studentet që në këtë rast konflikt interesi edhe nuk ka asnjë arsyeje tjetër që me u kthy në pikën zero qysh senati po pretendon procesi komplet, është kërkesë shumë e qartë nga ana e studenteve të cilët kërkojnë që brenda javës të këtë një mbledhje urgjentë në të cilën të diskutojnë përfaqësuesit nga senati në lidhje me bërjen e listë përfundimtare dhe brenda një afati prej 10 ditëve studentët fillojnë me ligjëratat për shkak se këta vetëm e kanë humb një semestër edhe është një humbje shumë e madhe për studentet me vazhdu edhe një kohë më të gjatë për lëngimi i këtij procesi edhe mos me dal me një listë përfundimtare...Studentet nuk do ta ndërprenë me kaq protestën kanë me vazhdu me protesta të njëjta siç e kemi fillu prej ditës së parë deri në realizim e kërkesës së studenteve", tha ai

Kandidatët të pranuar për studime të doktoratës janë 32 nga drejtimi ekonomik dhe 22 nga drejtimi i mjekësisë.

***

Kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar sot para rektoratit të këtij të fundit.

Përfaqësues të grupit të kandidatëve për doktoraturë, kanë deklaruar se Agjencia Kundër Korrupsionit e ka vërtetuar se nuk ka pasur asnjë shkelje rreth konflikt interesit dhe se nuk ka nevojë për ritestim të tyre, ashtu siç pretendon senati.

Ata u shprehën se studentët kërkojnë që brenda javës të organizohet një mbledhje urgjente ku do të diskutojnë përfaqësuesit nga senati në lidhje më bërjen e listës përfundimtare dhe që brenda afatit 10 ditësh studentët të fillojnë me ligjërata, sepse siç u shprehën, ata veçse e kanë humbur një semestër dhe tani është humbje ende më e madhe me mos daljen me një liste përfundimtare.

U bë e ditur se janë rreth 32 studentë të drejtimit ekonomik dhe 22 në mjekësi, dhe se do të vazhdojnë me protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat