Në prani të besimtarëve të famullisë "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë, është celebruar mesha solemne e Pashkëve

Kosova

Në prani të besimtarëve të famullisë "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë, është celebruar mesha solemne e Pashkëve

Nga: Lekë Mrijaj Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:08
Pamje nga mesha

Pashkët janë festimi i Ri'ngjalljes së Krishtit tre ditë pas kryqëzimit në Golgotë, qe do të thotë se ne përmes: Uratës, Lutjeve, Agjerimit, Ninesës e Devotshmërisë, Mirësisë së Natyrave të tjera bëjmë përgaditjën apo jemi të përgaditur për tu ripërtërirë për festën e Triumfit kundrejt mëkatit.

Java e Pashkëve nisi me Treditëshin e saj të Shënjë, pikërisht nga Enjta e Shenjtë (që përkujton Darkën e Fundit), Të Premten e Shenjtë (që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit...

Sot, me 4 prill 2021 sikurse në mbarë botën katolike edhe Dioçezën e Kishën tonë “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, u mbajt mesha solemne e Pashkëve.

Image

Besimtarët katolik në eventin e kësaj dite të Pashkëve, në Kishën e Klinës i ka nderuar pjesmarrja e një pjesë e besimtarëve të famullisë (intelektual, shkrimtar, afarist ...), një numri simbolik i mergimtarëve dhe mysafirve të tjerë të ardhur nga trevat tjera.

Para fillimit të referimit të Ungjillit (sipas Markut), dom Agim Qerkini, në emrin e tij dhe të motrave të nderit, don Agimi, i përgëzoi të gjithë besimtarët pjesmarrës të meshës, me urimet më të mira për paqe, shëndet dhe çdo të mirë si dhe me fuqin e të Ringjallurit ta tejkalojm pandeminë...

Meshën e ditës së sotme të orës 11:00, e celebroi, dom Agim Qerkini, famullitar i Kishës i cili ka folur mbi rëndësinë e festës së Pashkëve, pikërisht ai, i'u ka referuar, medituar dhe elaboruar rresht për rresht, Ungjillit sipas Markut: 1 Kur kaloi e shtuna, Maria Magdalenë dhe Maria e Jakobit e Saloma blenë erëra të mira për të shkuar ta përerojnë Jezusin. 2 Të parën ditë pas të shtunës, në mëngjes, shumë herët, në të lindur të diellit, erdhën te varri. 3 I thoshin shoqja ‑ shoqes: “Kush do të na e rrokullisë gurin prej grykës së varrit?” 4 Shikuan, dhe ja, guri ishte i rrokullisur. Ishte, vërtet i madh fort! 5 Ato hynë në varr e panë një djalosh ndenjur në anë të djathtë, të veshur me petk të bardhë, e u trembën. 6 Por ai u tha:“Ju mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin prej Nazaretit, të Kryqëzuarin. Ai u ngjall, nuk është këtu! Qe vendi ku e patën vënë. 7 Shkoni dhe thuajuni nxënësve të tij ‑ veçanërisht Pjetrit: Po shkon para jush në Galile, atje do ta shihni, siç ju pati thënë:”8 Ato dolën dhe ikën nga varri, sepse i kapi frikë e madhe dhe tmerr. S’i treguan askujt asgjë, sepse kishin frikë... (huazuar nga Ungjilli sipas Markut).

Në fund të kësaj Meshe solemne dom Agimi, i falenderoj të gjithë mbeshtetësit e tij pa dallim (ministrantët, motrat e nderit etj) të pranishmit pjesmarrës në meshën Shënjte me deshirat me të mira, për paqe, shëndet dhe çdo të mirë!

Kremtimi i meshës së Pashkëve është përcjellë me frymën e këngëve liturgjike nga kori i famullisë, i përbërë nga të rinj e të reja, nën udhëheqjen e motrës Vinçenciane-Motrës Zoje Krasniqi.

Ndërsa në përfundim të Meshës së Shenjtë, besimtarët katolikë të famullisë së Klinës, uruan njëri-tjetrin për më shumë paqe dhe dashuri në familjet e të dashurit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat