Shasha: Rroftë Facebook, se sa për RTK, ja si e japin skandalin e Kastratit

Kosova

Shasha: Rroftë Facebook, se sa për RTK, ja si e japin skandalin e Kastratit

Më: 5 prill 2021 Në ora: 07:57
Demush Shasha

Demush Shasha nga EPIK ka ironizuar me një lajm të Ardian Kastratit se si është postuar nga RTK-ja, i cili është medium publik.

"Nëse nuk kishe pas FB, qe çka kishe kuptu nga RTK që po ndodh", ka shkruar Shasha mbi një postim nga lajmi i RTK-së.

Në oborrin e rektoratit të UP’së sot pritet të protestohet duke u kërkuar përjashtimi i Ardian Kastratit, i cili në këtë universitet është profesor.

Një status në Facebook rreth një gruaje mbipeshë nga ana e deputetit dhe profesorit universitar Ardian Kastrati, ka ngjallur reagime të shumta.

Për këtë arsye është paralajmëruar edhe protestë sot për në ora 11:00.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat