Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustruese

Drejtoresha e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave, Leonora Çerreti do të mbajë një konferencë për media mbi vendimin për faljen e një pjese të obligimeve të krijuara për taksa komunale për biznese, taksa për shfrytëzimin e pronës komunale dhe hapësirave publike.

(Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)

Në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të rënë nga 6-9 prill 1999, organizuar nga Komuna e Skenderajt dhe shoqatat e dala nga lufta mbahen homazhe për dëshmorin Shefqet Kerolli. (Kompleksi Memorial i dëshmorëve, Marinë, ora 10:00) dhe homazhe për martirët e fshatit Polac.

(Polac, ora 10:30)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri mbajnë konferencë për medie.

(Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat