Podujeva nis vaksinimin e personelit mjekësor, Bulliqi tregon se kur do të vaksionohet

Kosova

Podujeva nis vaksinimin e personelit mjekësor, Bulliqi tregon se kur do të vaksionohet

Nga: A.SH Më: 7 prill 2021 Në ora: 14:34
Vaksinimi në Podujevë

Edhe në komunën e Podujevës ka nisë procesi i vaksinimit të personelit shëndetësorë.

Këtë e bëri të ditur kryetari Shpejtim Bulliqi, duke thënë se, ata ishin në vijën e parë të frontit gjatë gjithë kësaj kohe dhe ata meritojnë të jenë të parët edhe në vaksinim.

Postimi në Facebook:

Në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Podujevë, sot ka filluar procesi i vaksinimit të personelit shëndetësorë.

Bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Driton Veliu dhe drejtorin e QKMF-së, Ymer Llugaliu u njoftuam nga afër me procesin e vaksinimit, ku në fazën e parë pritet të vaksionohen 150 pjesëtarë të personelit shëndetësorë.

Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me instancat relevante për të siguruar sa më shumë vaksina sepse, kjo shumë është e pamjaftueshme për t’i vaksinuar vetëm stafin shëndetësorë, ku në komunën tonë janë rreth 250.

Falënderoj stafin e specializuar të QKMF-së për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm. Ata ishin në vijën e parë të frontit gjatë gjithë kësaj kohe dhe ata meritojnë të jenë të parët edhe në vaksinim.

Duke e konsideruar prioritet kryesor vaksinimin e tyre, une nuk do të vaksionohem në këtë periudhë me qëllim që t’u japim përparësi personelit shëndetësorë.

Me këtë rast apelova në radhë të parë stafin shëndetësorë, por edhe qytetarët në përgjithësi që të vaksinohen, sepse kjo është mundësia e vetme që t’i japim fund pandemisë Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat