Shkatërrohen pikat ushqyese të qenve në Suharekë dy ditë pas vendosjes

Kosova

Shkatërrohen pikat ushqyese të qenve në Suharekë dy ditë pas vendosjes

Më: 19 prill 2021 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Pikat për ushqimin e qenve endacakë në Suharekë, që u vendosën dy ditë më parë janë shkatërruar.

Një nga to në ditën që u vendos fillimisht u shkatërrua e më pas edhe është vjedhur.

Organizata “Algoritmi” që vullnetarisht e nisi këtë projekt për ushqimin e kafshëve tha se e ka në plan që të vendosë edhe disa tjera në periferi të qytetit në mënyrë që qentë të largohen nga qendra.

Sipas qytetarëve, vjedhja e gypave ku vendosej ushqimi i qenve duke i lënë të uritur mund të shkaktojë agresivitet tek ta, andaj suharekasit kërkojnë një zgjidhje më afatgjatë, siç është strehimorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat