Babai e gjen të birin 13 vjeçar të vdekur në shtrat, policia nis hetimet

Kosova

Babai e gjen të birin 13 vjeçar të vdekur në shtrat, policia nis hetimet

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Familja Puqolli nga Fushë Kosova mbeti pa djalin e tyre 13 vjeçar të cilin në orët e para të së premtes i ati e gjeti pa shenja jete në shtrat.

Për vdekjen e papritur të djaloshit familjarët kanë dyshimet e tyre, ndërsa thanë se nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor dhe as nuk kanë vërejtur ndonjë shenjë që ka mundur t’i shqetësojë.

Këtë rast Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, derisa zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha Klan Kosovë se tashmë kanë filluar edhe hetimet.

Me rastin po merret edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ani se familja e të ndjerit gjatë të shtunës ishte përgatitur për ceremoninë e varrimit, trupi i viktimës nuk iu soll nga Instituti i Mjekësisë Ligjore pasi me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat