Katër të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19 sot në Malishevë

Kosova

Katër të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19 sot në Malishevë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:06
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është e bërë ditur nga  komunikimi i rregullt i Shtabit Emergjent Komunal në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:  

Nga regjistrimi i rastit të parë me covid-19, e deri më sot, gjithsejtë janë regjistruar 1077 raste me covid, ku 978 prej tyre janë shëruar, 51 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 46 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat