Ka filluar shenjëzimi në rrugët e qytetit në Malishevë

Kosova

Ka filluar shenjëzimi në rrugët e qytetit në Malishevë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:00
Pamje nga punimet në Malishevë

Ka filluar shenjëzimi në rrugët e qytetit.

Në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës, ka filluar edhe shenjëzimi i rrugëve, apo vendosja e pikave të kalimit për këmbësor në rrugët e qytetit në Malishevë.

Implementimin e këtij projekti, sot e kanë parë nga afër, nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, drejtori i shërbimeve publike, Milazim Morina dhe ai i urbanizmit, Ahmet Morina.

Drejtorët Milazim Morina dhe Ahmet Morina, duke e informuar nënkryetarin Berisha, kanë thënë se shenjëzimi do të bëhet në të gjitha rrugët, ku janë të parapara vendkalimet për këmbësor, me qëllim të krijimit të sigurisë më të madhe për këmbësorët, si dhe për mundësinë e kalimit nga një anë në anën tjetër të rrugëve, në pikat ku janë të përcaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat