Fillojnë punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në këtë komunë

Kosova

Fillojnë punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në këtë komunë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 21:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Klinë sot kanë filluar punimet për ndërtimin e stacionit të autobusëve, që do të ndërtohen në ish-lokacionin e tregut të gjelbërit.

Në fillimin e punimeve kanë qenë të pranishëm kryetari Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me nënkryetarin e komunës, z. Besim Hoti, drejtorin e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z. Lorenc Marleku, dhe komandantin e stacionit të policisë në Klinë, toger Ragip Bytyqi.

Me këtë rast, kryetari Elezaj theksoi se projekti i ndërtimit të stacionit të autobusëve, i pritur për një kohë të gjatë nga qytetarët, po fillon të realizohet.

Shtoi se për realizimin e këtij projekti buxheti ishte ndarë më herët, por për shkak të miratimit të hartave zonale është vonuar edhe fillimi i ndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat