​KRU “Prishtina” vazhdon me dërgimin e lëndëve te përmbaruesit privatë

Kosova

​KRU “Prishtina” vazhdon me dërgimin e lëndëve te përmbaruesit privatë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” për periudhën janar-prill 2021 ka dërguar mbi 1500 lëndë të borxhlinjve te përmbaruesit privatë, kryesisht sektorin e bizneseve, me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore.

Në një njoftim për media thuhet se KRU “Prishtina” ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privatë, e cila vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro.

KRU “Prishtina” fton konsumatorët të paguajnë borxhet ndaj kompanisë, në mënyrë që t’i shmangen dërgimit te përmbaruesit privatë, e cila njëherësh do të vështirësonte përmbushjen e obligimeve të tyre duke paguar taksa shtesë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat