QMF në fshatin e Orllanit dhe Kërpimehit nisin punën me dy ndërrime

Kosova

QMF në fshatin e Orllanit dhe Kërpimehit nisin punën me dy ndërrime

Nga: A.SH Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:53
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës ës Podujevës, Shpejtim Buliqi ka bërë të ditur se dy QMF njëra në fashtin Orllan e tjerta në fashtin Kërpimeh nga sot do të nisin punën me dy ndërrime.

Ai ka njoftuar se, pas inventarizimit të dy objekteve të reja do të hapen edhe ambulantat në Dumnicë dhe Dobratin.

Njoftimi në Facebook:

Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike dhe rekrutimit të 9 mjekëve të rinj, QMF-ja e Kërpimehit dhe QMF-ja e Orllanit, prej sot do të punojnë me dy ndërrime, duke filluar nga ora 07:00 - 20:00, nga e hëna deri të shtunën.

Ditëve në vijim, pas inventarizimit të dy objekteve të reja do të hapen edhe ambulantat në Dumnicë dhe Dobratin.

Prioriteti kryesor i ekzekutivit komunal mbetet krijimi i kushteve më të mira për personelin shëndetësor dhe shërbime efikase e cilësore për qytetarët e Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat