Vazhdon dezinsektimi hapësinor në Komuna e Podujevës

Kosova

Vazhdon dezinsektimi hapësinor në Komuna e Podujevës

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 15:24
Ilustrim

Komuna e Podujevës njoftoi se sonte më 08 korrik duke filluar nga ora 21:00, do të bëhet dezinsektimi hapësinor.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se për shkak të reshurave të shiut ditëve të fundit, do të përsëritet dezinsektimi me qëllim të arritjes së efektit për zvogëlimin e insekteve fluturuese.

“Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet për qëllimin e zvogëlimit të numrit të rritur të insketeve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve tjera) si masë parandaluse e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme…

Gjatë dezinsektimit të mbyllen dritaret e shtëpive. Me këtë rast njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve se sot nga ora 21:00 do të filloj dezinsektimi i qytetit”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat