​Obiliqi me memorandum bashkëpunimi për promovimin e turizmit dhe hotelerisë

Kosova

​Obiliqi me memorandum bashkëpunimi për promovimin e turizmit dhe hotelerisë

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 11:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Obiliqit dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) kanë nënshkruar të hënën memorandum bashkëpunimi me qëllim të promovimit të turizmit dhe hotelerisë në këtë komunë.

Marrëveshjen e nënshkruan kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, të cilët e vlerësuan lart këtë marrëveshje.

Gashi tha se në këtë mënyrë do të promovojnë turizmin dhe hotelerinë, teksa u shpreh se do të bashkëpunojnë në vazhdimësi me OHT-në në mënyrë që të avancojnë edhe më tutje projektet që lidhen me këtë fushë,

Gashi: Do të promovojmë turizmin dhe hotelerinë në komunën e Obiliqit

“Sot, unë falënderoj z. Sogojeva për lidhjen e memorandumit të bashkëpunimit me qëllim të promovimit të turizmit dhe hotelerisë. Ne si komunë do të jemi në vazhdimësi në bashkëpunim me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. Shpresoj që kemi hapësirë në këtë drejtim, edhe të promovimit të turizmit, por edhe të hotelerisë”, tha ai.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva bëri të ditur se disa nga projektet në të cilat do të bashkëpunojnë me komunën e Obiliqit, janë edhe ato për ruajtjen e ambientit.

Ai po ashtu tha se do të fokusohen në zhvillimin e projekteve që lidhen me hotelerinë dhe turizmin, në mënyrë që të ofrojnë pako të ndryshme turistike për vizitorët vendorë dhe të huaj në destinacionet turistike të kësaj komune.

Sogojeva: Do t’i avancojmë të gjitha projektet që lidhen me zhvillimin e hotelerisë dhe turizmit

“Ne si odë, në bazë të kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, të gjitha ato projekte që lidhen me zhvillimin e hotelerisë dhe turizmit në komunën tuaj dhe më gjerë, do t’i avancojmë. Në kuadër të komunës tuaj, do të zhvillojmë një destinacion që do të jetë i kapshëm për paketa të ndryshme turistike, me turistët si vendor, po ashtu edhe të jashtëm, duke përfshirë ‘Gurin e Plakës’, ‘Kalanë e Harilaqit’, lidhur me kompleksin ‘Adem Jashari’, që kish me qenë koncept një ditor ose dy ditorë, që ata të shohim prej afër atraksionet të cilat dominojnë, duke mos e lënë anash as Qyqavicën”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat