Të rinjtë model të fshatit Llapushnik

Kosova

Të rinjtë model të fshatit Llapushnik

Nga: Petrit Gashi Më: 18 korrik 2021 Në ora: 23:34
Llapushnik

Ka vite që kjo rini është shndërruar si model se si duhet mirëmbajtur ambienti ku jetojnë. Mbledhja e mbeturinave, mbjellja e fidanëve, pastrimi i rrugëve dhe iniciativat e tjera në shërbim të komunitetit tanimë janë pjesë përbërëse e këtyre të rinjve të fshatit Llapushnik konkretisht në rrugën QAMIL THAQI.

Në këtë kohë Patriotizmi me i madh është kontributi për vendin ku jetojmë, prandaj për mua dhe të tjerët që përjetojnë aktivitete të këtyre të rinjve është patriotizëm i vërtetë. Nuk është normale të rrijme në shtrat dhe të postojmë shkrime duke akuzuar vendin për mbeturinat që vet i hedhim në rrugë apo sheshe, por duhet të bëjmë përpjekje të gjithë që ata mirëmbajmë vendin ku jetojmë.

Kjo lagje në Llapushnik me një rini të shendosh dhe shumë të organizuar meriton respekt, dhe këta të rinj meritojnë që të ndihmohen me investime të vazhdueshme. Puna dhe përkushtimi i tyre tregon se e ardhmja e vendit tonë është e sigurt, dhe këta të rinj po mbjellin themelet e një fshati, qyteti e Shteti të shendosh.

Faleminderit që po shndërroheni në një model të mirë të patriotizmit modern duke kontribuar për komunitetin.
Faleminderit që po motivoni edhe të tjerët që të merren me iniciativa të tilla.

Do ta keni gjithmonë mbështetjen tonë!

(Autor: Petrit GASHI, asamblist në KK- Drenas)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat