Ismajli priti në një takim pune përfaqësuesit e organizatave rinore

Kosova

Ismajli priti në një takim pune përfaqësuesit e organizatave rinore

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:46
Pamje nga takimi

Me rastin e 12 Gushtit – Ditës Botërore të Rinisë, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Qendrës Rinore dhe përfaqësuesit e organizatave tjera rinore.

Në këtë takim është diskutuar rreth aktiviteteve rinore që po organizohen në komunën e Shtimes si dhe për punën që është duke u bërë në hartimin e veprimtarisë së organizatave rinore.

Si ngjarje e veçantë, në këtë takim është përmendur edhe përgatitja që është duke bërë rreth aktivitetit për pastrim të ambientit, i cili ka ndikim të drejtpërdrejt në shëndetin publik, tha koordinatori i Qendrës Rinore në Shtime, Resul Gashi.

 Ndërkaq, kryetari Naim Ismajli fillimisht të rinjve ju uroi Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke u zotuar për mbështetje të vazhdueshme të aktiviteteve rinore që lidhen me nevojat dhe interesat e tyre të përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat