Bekim Hoti dorëzon kallëzim penal kundër Isni Kilajt

Kosova

Bekim Hoti dorëzon kallëzim penal kundër Isni Kilajt

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 13:42
Bekim Hoti dorëzon kallëzim penal kundër Isni Kilajt

Ish-anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Malishevë, Bekim Hoti i ka bërë një kallzim penal kryetarit të degës së PDK-së, Isni Kilaj, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kallzimi penal ka të bëjë me disa shkelje ligjore siç thotë z. Hoti për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, shpronësime të kundërligjshme dhe shpërlarje parash.

Hoti thotë se këto shkelje ligjore Isni Kilaj i ka bërë në kohën kur ka qenë kryetar komune në mandatet 2007-2009 dhe 2009-2013 duke keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar dhe njëkohësisht i njejti disa nga këto prona i ka përvetësuar dhe tashmë i ka në emër të djalit të tij.

Pronat në fjalë janë në qytetin e Malishevës dhe ato prona u kanë takuar qytetarëve, e më saktësisht banorëve të qytetit të Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat