Komuna e Vushtrrisë fituese e grantit për të rinjtë në vlerë prej 250.000 mijë dollarëve

Kosova

Komuna e Vushtrrisë fituese e grantit për të rinjtë në vlerë prej 250.000 mijë dollarëve

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 19:43
Xhafer Tahiri

Komuna e Vushtrrisë ka fituar grant në vlerë prej 250.000 mijë dollarësh, njofton kryetari i komunës, Xhafer Tahiri.

Sipas Tahirit ky grant është fituar falë performancës së mirë në qeverisje dhe rezultateve të treguara nga komuna e Vushtrrisë.

Postimi i plotë i Tahirit:

Vushtrria ka fituar grant prej 250,000.00 $ për të rinjtë e Vushtrrisë për financimin e iniciativave, ideve dhe biznes planeve të tyre e krejt kjo si rezultat e performancës së qeverisjes së mirë komunale.

Dje kam marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit “Komunat për të Rinjtë në Kosovë”, i cili financohet nga qeveria Japoneze, administrohet nga Banka Botërore kurse implementohet nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe komuna e Vushtrrisë, në shumë totale prej 250,000.00 dollarë. Vushtrria do të bashkë financon 15% të kësaj vlere financiare.

Në ceremoninë e lansimit të projektit ishin prezen Kryeministri Kurti, zv/Kryeministrja Rexhepi, MAPL, i ngarkuari me punë në Zyrën Japoneze në Kosovë, dhe udhëheqësi i zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.

Të gjithë përfituesit e granteve dhe trajnimeve do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike që do të shpallen këtë vit e deri në vitin 2023 sa do të zgjasë ky projekt.
#vushtrri #m4y

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat