​Kirurgu amerikan: Kongresi Klinik nga e gjithë bota po sjell mësime moderne për kirurgjinë

Kosova

​Kirurgu amerikan: Kongresi Klinik nga e gjithë bota po sjell mësime moderne për kirurgjinë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:14
Demetrius E.M. Litwin

Kolegji i Parë Klinik i cili po mbahet në Prishtinë ka mbledhur kirurgët më të njohur botëror të cilët kanë ardhur në Kosovë për të ndarë eksperiencat dhe praktikat më të reja të kirurgjisë. Ndër ta është edhe profesori dhe kryetari i “Harry M. Haidak”, në Departamentin e Kirurgjisë në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Massachusetts, Demetrius E.M. Litwin i cili ka përgëzuar Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës dhe Odën e Mjekëve të Kosovës për këtë organizim

Ish zëvendëskryesuesi i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, Demetrius E.M. Litwin thotë se këso lloj takimesh krijojnë mundësi të mira për të shkëmbyer idetë dhe mendimet mes kirurgëve.

Litwin: Ky Kongres po na mundëson të shkëmbejmë idetë më të mira në kirurgji

“Unë mendoj se kjo është një mundësi e madhe, ky Kongres, për të sjellë ide nga e gjithë bota tek kirurgët këtu në Kosovë, dhe mendoj se ka qenë një konferencë e organizuar në mënyrë të mrekullueshme, me shumë tema të mrekullueshme që po kënaqem edhe vetë duke i dëgjuar[…]1.18 Në kirurgji, është gjithmonë e rëndësishme të kemi një shkëmbim idesh, në mënyrë që të gjithë të mësojmë nga njëri-tjetri. Unë mendoj se ne në Shtetet e Bashkuara ku unë punoj, kemi teknika që mund të mos jenë aq të njohura këtu. Por idetë dhe mendimet e kirurgëve këtu janë po aq të vlefshme, sepse është me të vërtetë shkëmbimi i ideve që na lejon të mësojmë nga njëri-tjetri, dhe ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të mësoni, kështu që, unë i konsideroj këto udhëtime shumë të vlefshme për mua, si dhe shpresoj që janë të vlefshme edhe për kirurgët këtu”, u shpreh ai.

Litwin ka këshilluar kirurgët kosovar që të vazhdojnë avancimin e tyre duke ndjekur këso lloj kongresesh dhe duke vendosur kontakte me shumë kirurgë të tjerë në gjithë botën.

Litwin: Kirurgët duhet të vazhdojnë tutje avancimin e tyre përmes këso lloj Kongresesh

“Dhe mendoj se konferenca si kjo janë të rëndësishme sepse i lejon njerëzit të mësojnë ide të reja dhe teknika të reja. Dhe kështu, këshilla ime për kirurgët është të vazhdoni të mësoni gjatë gjithë karrierës tuaj, të vazhdoni të vini në këto lloj Kongresesh, të vazhdoni të mbani kontakte me kirurgë të tjerë në të gjithë botën, në mënyrë që ne të vazhdojmë të rrisim bazën tonë të njohurive së bashku”, deklaroi profesori amerikan.

Kirurgu i kirurgjisë minimale invazive, Demetrius Litwin për KosovaPress thotë se tashmë ka vendosur kontakte me shumë studentë të rinj të mjekësisë në Kosovë të cilët duan të vazhdojnë avancimin tutje në kirurgji.

Litwin: Kam vënë kontakte me student nga Kosova

Po, unë kam takuar një numër studentësh dhe ata janë të gjithë të interesuar që të mbajnë kontakte me mua, dhe u kam dhënë atyre e-mail adresën time, dhe shpresoj që ata të më kontaktojnë. Dhe shpresojmë se ka një mundësi për ne që t'i presim ata, të vijnë dhe të na vizitojnë dhe të mësojnë diçka nga ne, në Shtetet e Bashkuara”, tha kirurgu amerikan.

Profesori amerikan tha se pandemia COVID-19 ka ndikuar që të pengohet puna e tyre, shpesh janë detyruar që operacionet jo urgjente të mbyllën.

Sipas tij COVID-19 I ka penguar kirurgët që të avancojnë tutje.

Litwin: Për shkak të COVID-19 në SHBA shpesh janë mbyllur operacionet jo urgjente

Po, ne e kishim, unë punoj në zonën e Bostonit, pra New York dhe Boston ishin dy zonat më të goditura në Shtetet e Bashkuara. Dhe gjatë valës së parë, na u desh të mbyllnim të gjitha operacionet jo urgjente, dhe kjo e bëri të vështirë trajnimin e kirurgëve tanë në kirurgji. Ne patëm një valë të dytë, dhe gjithashtu u mbyllëm, por më pak se herën e parë. Dhe tani pak para se të vija, po fillonte një valë e tretë, por kulmi i valës së tretë është shumë më i ulët se kulmi i valës së dytë ose të parë. Pra, ka ndikuar në aftësinë tonë për të trajtuar pacientët, po ashtu, pacientët të cilët i nënshtrohen operacionit, të cilët kanë Covid-in kanë një prognozë shumë më të keqe, ata përmirësohen shumë më pak sesa pacientët e tjerë. Pra, ka qenë një problem për ne”, theksoi ai.

Tutje Kongresi i Parë Klinik po vazhdon punimet e tij ku kirurgë vendor dhe ndërkombëtar po ligjërojnë për metodat më të reja kirurgjike.

Në këtë Kongres po marrin pjesë rreth 850 profesionistë shëndetësor nga drejtimi i kirurgjisë. Disa janë të pranishëm fizikisht e të tjerët janë kyçur përmes formave virtuale.

Kongresi i Parë Klinik do të zgjas deri më 26 shtator 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat