Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit dhe nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për komisionarin Parlamentar për FSK-në. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Te shkolla e mesme "Dr. Ali Sokoli", te rrethi me flamur, ora 10:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE, për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi diskuton për projektligjet në procedurë dhe procesin monitorues të ligjeve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Federata e Golfit të Kosovës mban konferencë për media me rastin e organizimit të kampionatit shtetëror të Kosovës. (Hotel “Prishtina”, ora 11:00)

Inaugurohet Qendra Nacionale e Xhudos. (Pejë, ora 11:00)

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla takohet me homologun e tij austriak Karl Nehammer. (Ministria e Punëve të Brendshme, konferenca mbahet nga ora 12:15-12:45 në oborrin e MPB-së)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish-objekti Rilindja, ora 12:00)

Shefi i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve lokale në Kosovë Lukas Mandl mban konferencë për media. (Hotel “Sirius”, kati 8, salla CASTOR, Prishtinë, ora 16:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat