Nxënësit e fshatrave të Kamenicës nuk rikthehen në shkollë

Kosova

Nxënësit e fshatrave të Kamenicës nuk rikthehen në shkollë

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2021 Në ora: 21:32
Ilustrim

Më 27 shtator ka filluar procesi mësimorë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Por, ka nxënës të cilët nuk janë rikthyer në bankat shkollore.

Nxënësit e SHFMU “Hasan Prishtina”, në fshatin Busavatë, SHFMU “Asllan Thaqi”, në fshatin Karaçevë e Poshtme, SHFMU “Xhelal Sopi” në fshatin Petrocë, nxënësit e Paraleles fizike në fshatin Shipashnicë e Poshtme, si dhe nxënësit e paraleles fizike në fshatin Kopernicë, nuk janë duke i ndjekur mësimet sikurse bashkëmoshatarët e tyre.

Kjo, si pasojë e reformës së nisur nga kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Ndërkaq, në muajin prill të këtij viti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kishte njoftuar se më 5 maj,  441 nxënës nga fshatrat e Kamenicës kanë rinisur mësimin në shkollat e tyre.

Por, kjo zgjati vetëm deri në fillim të pushimit vjetor.

Banorët e fshatit Petrocë janë ankuar në gazetën “Bota sot” se fëmijët e tyre nuk kanë filluar procesin mësimor.

Sipas tyre, përkundër që ata po shkojnë çdo ditë në objektin e shkollës “Xhelal Sopi”, ajo vazhdon të jetë e mbyllur.

Ata përmes gazetës “Bota sot” kanë apleuar te ministrja Nagavci që t`i ndihmojnë fëmijët e tyre,  të rikthen në bankat shkollore, në mënyrë që të humbasin edhe një vit shkollor.

Ndryshe, këto shkolla janë mbyllur pas vendimit të Kastartit, më 2 shkurti të vitit 2019. Për të kundërshtuar, këtë vendim të Kastaratit banorët e këtyre fshatrave të Kamenicës kishin protestuar disa herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat