Lladrovci: Qytetarët e komunës së Drenasit, e dinë se unë e mbaj fjalën

Kosova

Lladrovci: Qytetarët e komunës së Drenasit, e dinë se unë e mbaj fjalën

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 22:30
Ramiz Lladrovci në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat nga PDK ka njoftua se sonte në bastionet e PDK-së, në Gllobar, Damanek dhe Kishnarekë, me kandidatët për asamblenë komunale Muhamet Morina, Egzona Jetullahu Gjoshi, Bashkim Elshani dhe Përparim Bajraktari, kanë zhvilluar takimet me qytetarë dhe kanë diskutuar për platformën zgjedhore.

“Në takime theksova se qeverisja më e mirë komunale në Kosovë, duhet të vazhdoj edhe në katër vitet e ardhme, për të përmbushur pritjet e qytetarëve, vizionin e PDK-së, për mirëqenien e qytetarëve pa dallim”, ka thënë Lladrovci.

“Qytetarët e komunës së Drenasit, e dinë se unë e mbaj fjalën. Zbatimi i ligjit është parim imi dhe pavarësisht rrethanave i qëndroj besnik barazisë para ligjit, transparencës dhe llogaridhënies”

“Ne kemi dëshmuar se qeverisja lokale është e suksesshme kur ka bashkëpunim me qytetarin. Kështu do të vazhdojmë, interesin qytetar ta mbrojmë dhe ta kemi prioritet”.

Bashkë për Drenasin!

#PDK 177

Ramiz Lladrovci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat