Inaugurohet Zyra e Listës “Guxo” në Podujevë

Kosova

Inaugurohet Zyra e Listës “Guxo” në Podujevë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfaqësuesit e lartë të Listës ”Guxo”, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, deputetja Jeta Statovci, kandidati për kryetar të komunës, nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi, si dhe simpatizantë të tjerë, kanë inaugurua dje Zyrën e Listës “Guxo” në Podujevë.

Me këtë rast, znj. Gërvalla dhe Statovci, para të pranishmeve i dhanë mbështetje të fuqishme, Shpejtim Bulliqit, dhe kandidatëve për asamblenë komunale të të dyja subjekteve.

Poashtu edhe programit të qeverisjes së tyre, që është duke u përkrahur në masë të madhe nga qytetetarët e kësaj ane.

Zyra e Listës “Guxo”, në Podujevë, ndodhet në qytet, në rrugën “Nuhi Gashi”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat