Ramiz Lladrovci thotë se ky është mandati i fundit që ai kërkon në krye të Drenasit

Kosova

Ramiz Lladrovci thotë se ky është mandati i fundit që ai kërkon në krye të Drenasit

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:11
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është optimist se do të fitojë edhe një mandat në krye të kësaj komune.

“Besoj fuqishëm se do të fitojmë pa balotazh dhe me rezultat shumë të thellë”, thotë Lladrovci në emisionin Frontal Zgjedhor.

“Puna e mirë që e kam bërë besoj se do të më vlerësohet”, shtoi kandidati i PDK’së.

Lladrovci thotë se ky është mandati i fundit që ai kërkon në krye të Drenasit.

Thotë se 8 vjet mjafton për të kryer planet që ai i ka.

“Pas këtij mandati që do ta fitojë më nuk do të jem kandidat”, theksoi Lladrovci.

“Nuk do të jem më kandidat për komunën e Drenasit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat