Krasniqi: Vetëvendosje nuk ka kandidatë të kualifikuar për komunat e Kosovës

Kosova

Krasniqi: Vetëvendosje nuk ka kandidatë të kualifikuar për komunat e Kosovës

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 22:02
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pretenduar se të gjitha veprimet e ndërmarra nga kryeministri, Albin Kurti, kanë pasur qëllimin që të zhvendosin vëmendjen nga zgjedhjet lokale.

Krasniqi, në ‘Pressing’, ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kandidatë të kualifikuar për komunat e Kosovës.

“Një çështje që po e them me e përmbyll është që qysh në fillim edhe në Kuvend të Kosovës kam thënë se zgjedhjet lokale janë një herë në katër vjet dhe është tepër e rëndësishme me i dhënë hapësirë qytetarëve që të zgjedhin kryetarët e tyre. Duket më sheshazi se kryeministri, duke qenë i bindur se vërtetë i ka kandidatët e dobët dhe temat lokale nuk mund të jetë suksesi që ka pasë më 14 shkurt. I kanë ndërmarrë këto veprime duke bërë të kundërtën e asaj që propozonim, duke lënë në hije edhe çështjet lokale, duke u marrë me tema të cilat më së paku në këtë kohë kanë qenë të nevojshme”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se lidhur me marrëveshjen e arritur për targa në Bruksel, opozita do të thërrasë seancë që të sqarojë detajet e kësaj marrëveshjeje.

“Mendoj që brenda kompetencave të Kuvendit të Kosovës do ta ftojmë një seancë për ta diskutu në detaje se si ka ardhë deri te marrëveshja. Duhet me pasë një raportim prej kryeministrit edhe zëvendësit të tij”, ka thënë ai.

“E dyta, unë kom pasë këto ditë, dje e pardje, komunikim me partnerë ndërkombëtarë e ambasada dhe si parti opozitare e kam shprehë qëndrimin tonë që sa i përket dialogut nuk e mbështesim në asnjë formë një rikthim mbrapa për çështje që kanë përfundu. Nëse kjo Qeveri mendon se duhet të kthehemi 10 vite mbrapa, kjo është vetëm fuqizim i pozicionit të Serbisë”, ka vlerësuar ndër të tjera kreu i PDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat