​Kurti: Prioritet punësimi i grave dhe i të rinjve, do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve

Kosova

​Kurti: Prioritet punësimi i grave dhe i të rinjve, do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se një ndër prioritetet e tij dhe Qeverisë që drejton mbetet punësimi i të rinjve, grave dhe i komuniteteve joshumicë. Po ashtu Kurti ka thënë se janë duke punuar në amendamentimin e Ligjit të Punës, të cilin synojnë ta zbatojnë në mënyrë rigoroze.

Ai ka potencuar se për të zbatuar në përpikëri ligjin që u jep të drejtën e plotë punëtorëve, do të pesëfishojnë numrin e inspektorëve.

Kurti: Prioritet për ne është punësimi i grave i të rinjve

“Prioritet për ne është punësimi i grave i të rinjve dhe i komuniteteve jo shumicë. Jemi duke punuar me amendamentin e ligjit të punës dhe do të zbatojmë në mënyrë rigoroze. Kjo do të thotë se çdo vend punë duhet të jetë me kontratë, kontributi pensional të paguara dhe jo të ketë më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësive që mund tu bëhen punëtorëve në vendin e tyre të punës. Pagën minimale do ta rrisim në fillim për 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi të ardhurat personale dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që të reflektojë ngritjen e të ardhurave kombëtare në vend. Si Qeveri kemi dizajnuar masa specifike që nxisin formalizmin siç është masa 1.2 e pakos së ringjalljes ekonomike e cila mbulon kontributet pensonale të secilit punëtorë të formalizuar për një vit të plotë dhe mbështet me tre muaj me 50 euro secilin punëtorë që ka kontratë".

Këto komente kryeministri Kurti i bëri në Kongresin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Kurse kryetari në largim Avni Ajdini, në një prononcim për KosovaPress tha se gjatë këtyre viteve sa ishte në krye të BSPK-së janë munduar të zgjidhin problemet e punëtorëve, por që ende nuk ia kanë arritur qëllimit.

Ajdini: Sot e kemi një ditë për zgjedhjen e kryetarit të BSPK-së

“Sot e kemi një ditë për zgjedhjen e kryetarit të BSPK-së, ditë manifestimi mund ta quajmë se kryetari i BSPK-së ka mandat katër vjeçare dhe tani mbasi ka kaluar mandati i kryetarit kemi qenë të obliguar me statut që ta mbajmë kongresin zgjedhor të tetë të BSPK-së. Megjithatë për momentin kemi 150 delegatë të gjithë 90% e pashë që kanë ardhur ju kanë përgjigj ftesave për me zgjedh kryetarin e BSPK-së,. Kështu që deri më tani jemi munduar që t’i përfaqësojmë punëtorët sa më mirë dhe për t’i realizuar të drejtat e punëtorëve, por për fat të keq nuk kemi pas aq mundësi dhe hapësirë për t’i realizuar këto të drejta sepse janë ndikuar edhe nga çështja politike, por edhe nga COVID-19, kështu që na kanë mbet shumë punë të gatshme, por të realizueshme, por këto punë duhet të realizohen nga Qeveria”, ka thënë ai.

Sfidave që i ka kaluar BSPK këto vite i është shtuar edhe pandemia COVID-19, e cila u mori jetën 19 punëtorëve. Kurse BSPK gjatë kësaj periudhe ka humbur edhe kryetarin e parë të saj Hajrullah Gorani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat