Foshnja që ishte në gjendje të rënduar që një muaj e gjysmë në QKUK lirohet për në shtëpi

Kosova

Foshnja që ishte në gjendje të rënduar që një muaj e gjysmë në QKUK lirohet për në shtëpi

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 11:43
QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se një foshnje, e lindur para kohe, me probleme shëndetësore, është trajtuar për një muaj e gjysmë në Njësinë Intensive të Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me rekomandimin e mjekëve përgjegjës, pas 44 ditësh është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas SHSKUK-së, foshnja me inicialet B.G. kishte probleme gastrointestinale-mostolerimit në ushqim. Për shkak të vështirësive me frymëmarrje dhe nevojës për asistence respiratore, ishte vendosur në IMV.

Në bazë të manifestimeve klinike, kishte dyshime për fistullë trakeoezofageale, të cilën e vërtetuan më pas ekzaminimet e nevojshme diagnostike-radiologjike. Pas intervenimit kirurgjik në Kirurgjinë e Fëmijëve, foshnja ishte kthyer për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neonatologjisë, sipas te gjeturave klinike dhe laboratorike, si dhe konsultave me kirurgun e fëmijëve, kirurgun maksilofacial, për shkak të paresës së lindur të nervit facial të anës së majtë, pediatrin-neurolog dhe fiziatrin”, thuhet nga SHSKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat