Haradinaj nga Malisheva: Berisha është udhëheqës i dëshmuar

Kosova

Haradinaj nga Malisheva: Berisha është udhëheqës i dëshmuar

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 14:06
Kastriot Berisha, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video deklarate, i është drejtuar qytetarëve të Malishevës për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai e cilësoi si fat të madh njohjen me qytetarët e Malishevës në ditët më të vështira.

‘’Përjetë do t’ju jem mirënjohës për kontributin tuaj në luftën për liri’’, tha ai.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar kandidatin për kryetar të Malishevës, Kastriot Berishën, si udhëheqës të dëshmuar dhe sipërmarrës i zoti.

‘’Jeta jonë po vazhdon, tash është koha e zhvillimit, tash jemi me brezin tjetër, me djalin e Hamdiut, Kastriotin, një udhëheqës i dëshmuar, sipërmarrës i zoti, kandidati ynë për kryetar të Malishevës. Kemi dhe një program të mire që e kanë punuar me kujdes një listë të asamblistëve të zotë”, përfundon Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat