Abdixhiku: Xhafer Tahirin e përdorim si model të mirë sa herë flasim për qeverisje lokale

Kosova

Abdixhiku: Xhafer Tahirin e përdorim si model të mirë sa herë flasim për qeverisje lokale

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 17:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka vizituar Vushtrrinë sot ka mbajtur takim me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahiri, me asamblistët dhe rininë.

Abdixhiku në këtë takim tha se Vushtrria është modeli më i mirë i qeverisjes lokale të LDK-së , është çelësi i rikthimit të LDK-së me 17 Tetor.

“Xhafa është Kryetar i jashtëzakonshëm, po na përfaqëson denjësishtë të gjithëve. Xhafen e përdorim si model të mirë sa herë flasim për qeverisje lokale. Dyert e LDK-së janë të hapura për rini dhe për të gjithë” ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa Tahiri e falenderoi Abdixhikun për përkrahje dhe tha se është knaqësi e jashtëzakonshme që përmes rinisë çdo ditë të marrim konfirmime për mbështetje të madhe.

Rinia është forca dhe motori i fitorës së madhe të LDK-së . Me rini do të sjellim një fitore madhështore të LDK me 17 tetor” ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat