Një tufë me ujqër shfaqen në lëdinat e Kramovikut të Rahovecit

Kosova

Një tufë me ujqër shfaqen në lëdinat e Kramovikut të Rahovecit

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 18:50
Foto

Një tufë ujqërish janë parë në ledinat e fshatit Kramovik të komunës së Rahovecit.

Videoja është publikuar nga faqja zyrtare e kësaj zone, derisa kanë bërë thirrje të kenë kujdes.

Sipas tyre, këta ujqër çerdhën e tyre e kanë në pisha, dhe se fermerët duhet të kenë kujdes të madh për bagëtitë e tyre.

“Një tufë më Ujq të cilët qerdhen e kan në Pisha po sorollatën nëpër lendinat e Kramovikut.

Ju lus të keni kujdes të gjith ju fermer për bagëtit e juaja”, thuhet në njoftimin e bërë.

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat