Banorët e lagjes Kuqani në Skenderaj kundërshtojnë asfaltimin e rrugës

Kosova

Banorët e lagjes Kuqani në Skenderaj kundërshtojnë asfaltimin e rrugës

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Banorët e lagjes Kuqani në komunën e Skenderajt kanë kundërshtuar asfaltimin e rrugës “Idriz Ibrahimi”.

Kundërshtimi nga banorët vjen pasi sipas tyre nuk janë plotësuar kushtet për asfaltim.

“Ne kemi shprehur pakënaqsitë tona për asfaltimin e kësaj rruge pasi nuk janë plotësuar kushtet për asfaltimin e saj. Mungojnë edhe disa shtresa zhavorr e në shumë vende janë formuar gropa pasi nuk është punuar mirë”.

“Sikur kjo të mos mjaftonte kompania ka ardhë të bëjë asfaltimin sot pas orës 16:00 kur është duke rënë shi. Ne do të vazhdojmë të shprehim pakënaqësitë tona pasi kjo rrugë nuk është e gatshme për asfaltim”, tha një banorë i kësaj lagje.

Në vendin e ngjarjes prezente kanë qenë edhe forcat e rendit që kanë shpërndarë banorët teksa të njëjtit nesër do të paraqesin ankesë në komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat