​Qëndron Kastrati: Kamenica nga janari do të bëhet me mamograf

Kosova

​Qëndron Kastrati: Kamenica nga janari do të bëhet me mamograf

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 21:24
​Qëndron Kastrati

Kandidati për të parin e Kamenicës, njëherësh kryetari aktual Qëndron Kastrati ka thënë se komuna që ai drejton nga janari i vitit të ardhshëm do të bëhet me mamograf, ndërkohë që janë në proces të blerjes edhe të rëntgenit të ri për QKMF.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e brendshëm të kancerit të gjirit.

Nga viti 2018 rreth 45 gra janë kontrolluar për diagnostikim të hershëm. Nesër dhe pasnesër rreth 15 të tjera do të shkojnë në kontroll. Të gjitha këto gra janë përzgjedhur nga lista e rasteve sociale dhe nënat vetushqyese. 12 prej tyre kanë vazhduar trajtimin e mëtejmë për shkak të problemeve të evidentuara shëndetësore.

Në janar Kamenica pret edhe mamografin, donacion nga Ambasada japoneze. Ky mamograf do të jetë i vetmi në rajon. Tanimë është në proces të blerjes rëntgeni i ri për QKMF. Bashkë jemi më të fortë se kanceri!”, shkruan Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat