​Hyseni takon gratë ndërmarrëse: Do ta keni mbështetjen time

Kosova

​Hyseni takon gratë ndërmarrëse: Do ta keni mbështetjen time

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:51
Ekrem Hyseni

Kandidati i LDK-së për kryetar, Ekrem Hyseni ka deklaruar se Podujeva do të jetë shembull për zbulimin e hershëm të kancerit. Ai theksoi se fokus i tij do të jetë parandalimi i kësaj sëmundjeje. Hyseni u ka premtuar përkrahje grave që udhëheqin biznese, e po ashtu përfshirje të barabartë në komunë.

Kështu është shprehur ai para grave llapjane, duke shtuar se ato gjithmonë kanë qenë shtyllë e familjes dhe shoqërisë.

Hyseni: Femrës ia kemi dhënë një pozicion në programin tonë

"Si program femrës ia kemi dhënë një pozicion në programin tonë, i cili nuk është se i kemi falë diçka, thjesht i kemi mendua ato të cilat janë të tyre dhe i meritojnë. Kemi me fillua me qeverisjen e cila do të ketë 50 për qind të gjinisë femërore duke udhëhequr drejtori te cilat unë jam shume i sigurt që do të jenë shumë të suksesshme, sepse këtë e ka dëshmuar edhe praktika kudo që ka femra ka probleme më pak edhe korrupsion më pak. Unë këtë që dua të them e kam thënë edhe në ambient të burrash që kanë qenë ka 100 burra e asnjë grua, edhe si shofere jeni më të mira se ne", ka thënë ai.

Hyseni ka shtuar se fokus të veçantë do të kenë edhe bizneset të cilat udhëhiqen nga gratë.

Hyseni: Gratë llapjane do të jenë shembull për Kosovën

"Bashkë me juve, bashkë me ekipen e gjinisë femërore dhe me komandantin tim kemi me i realizua të gjitha këto dhe këtë realizim do ta mbajmë si pasuri personale dhe të komplet shoqërisë duke e shfrytëzuar ta bëjmë edhe si shembull në nivel të Kosovës...", ka shtuar ai.

Më tej, ai ka folur edhe për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ku theksoi se fokus i programit të tij është parandalimi.

Hyseni: Podujeva do t’i jep shembull edhe Ministrisë së Shëndetësisë

"Fokusi do të jetë te analizat direkt, por kryesorja në program tonë do të jetë ne drejtim të parandalimit dhe zbulimit të hershëm. Katër lloje të tumoreve: gjiri, qafa e mitrës, prostata, zorra e trashë janë në program të zbulimit të hershëm ku unë jam anëtar i bordit nacional ku asnjëherë nuk kemi gjetur përkrahje reale për me i shti këto në program. E tani Podujeva do i jep shembull edhe ministrisë së çfarë është dashur të bëhet në stade të hershme", ka deklaruar ai.

Kryetarja e forumit të gruas në Llap, Florije Abazi-Belloshi ka dhënë përkrahjen për kandidaturën e Hysenit duke bërë thirrje që t'i besohet vota të dielën.

Abazi-Belloshi: Doktor Ekremit që sot po ia uroj fitoren

"Unë ju kisha ftuar të gjithave, se ne gratë dimë të bëjmë më të mirën me dal me votua me 17 të gjitha edhe me votua doktorin Ekremin. Doktor Ekremit që sot po ia uroj fitoren së bashku me neve", ka thënë ajo.

Kandidati për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni gjatë ditës ka vizituar edhe fabrikën e këpucëve, ku shumica e të punësuarve janë gra. Ai ja premtuar përkrahje dhe subvencionim të bizneseve të mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat