Biblioteka publike “ Ramadan Musliu” në Viti, bëhet me qasje në internet si dhe pajiset me katër laptopë dhe një printer 3D

Kosova

Biblioteka publike “ Ramadan Musliu” në Viti, bëhet me qasje në internet si dhe pajiset me katër laptopë dhe një printer 3D

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Biblioteka publike “ Ramadan Musliu” në Viti, bëhet me qasje në internet si dhe pajiset me katër laptopë dhe një printer 3D

Lexuesit në bibliotekën “Ramadan Musliu” në Viti, konkretisht sektori i të rriturve tani e tutje do të kenë qasje në internet si dhe në katër laptopë dhe një printer 3D.

Interneti është siguruar nga komuna e Vitisë përderisa laptopët dhe printer 3D janë mundësuar falë një projekti përmes organizatës “Bonevet” me mësimdhënësin vitias, Burim Jashari cili vazhdimisht ka qenë pjesë e garave dhe ka sjellë për Vitinë disa projekte dhe atë në fazat e ndryshme.

Jashari tha se në fazën e parë ata kanë përfituar mikrobitët dhe pajisjet harduerike përcjellëse, në fazën e dytë është përfituar Printeri 3D dhe në fazën e tretë janë përfituar laptopët.

Kurse Milot Lala, drejtor i DKRS-së në Viti, u shpreh se tani e tutje në këtë bibliotekë do të ketë kushte edhe më të mira për lexuesit vitias duke potencuar se qasja e tyre në internet dhe në pajisjet teknologjike janë shumë e rëndësishme në këtë kohë për lexuesit të cilët dëshirojnë të hulumtojnë edhe në botën virtuale.

Ai gjithashtu tha se kjo bibliotekë ka përfituar edhe 3000 euro për fondin e librave nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe atë në kuadër të memorandumeve me bibliotekat. Gjithashtu sot drejtori Lala, në bashkëpunim me drejtorin për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Adnan Ymeri dhe punëtorë të mirëmbajtjes dhe të tjerë kanë bërë mbjelljen e drunjëve dekorativ në parkun ngjitur Shtëpisë së Kulturës “ Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat