Nisin reshjet e borës në këtë qytet të Kosovës

Kosova

Nisin reshjet e borës në këtë qytet të Kosovës

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 22:35
Restelicë

Kanë filluar reshjet e bores në Restelicë të Dragashit, gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.

Gjatë ditës së enjte parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiut, të cilat në disa zona pritet të përzihen apo shëndrrohen në ato të borës.

Meteo Kosova ka parashikuar se nesër në ultësira të caktuara të Kosovës pritet që të bie borë, teksa është paralajmëruar se në viset malore, trashësia e borës mund të arrijë mbi 20 centimetra.

Temperaturat do të sillen në mes të 2 dhe 8 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat