Riadi bëhet më i fuqishmi në Kosovë, ia merr ulësen presidentes Osmani

Kosova

Riadi bëhet më i fuqishmi në Kosovë, ia merr ulësen presidentes Osmani

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 20:10
Riadi është ulur në karrigen e të parit të shtetit, për të uruar fëmijët e tjerë.

Për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Riadi është ulur në karrigen e të parit të shtetit, për të uruar fëmijët e tjerë.

“Në demokracinë tonë të gjithë janë të barabartë dhe duhet të gëzojnë të drejtat e tyre pa diskriminim”, shprehet Rijadi.

“Mos i trego askujt, por ka disa që janë më shumë të barabartë se të tjerët, fëmijët janë të preferuarit e mi, veçanërisht fëmijët me aftësi të kufizuara”.

“Jepni atyre shumë dashuroi dhe një shansë për të zhvilluar talentin e tyre dhe do t’ju befasojnë me potencialin e tyre të mahnitshëm”, thotë Riadi në ditën e fëmijëve.

“Çdo ditë le të jetë dita e fëmijëve”.

“Është kënaqësi që t’i bashkojmë zërat që ta përçojmë mesazhin se vetëm atëherë do të kemi qasje të barabartë dhe të drejta të barabarta për të gjithë fëmijët. Shkëlqejnë jo vetëm ata, por shkëlqen e gjithë Kosova”, thotë presidentja Vjosa Osmani në projektin e organizuar nga UNICEF.

“Urime dita ndërkombëtare e fëmijëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat