Hajni recidivist zihet në vepër, hyri për të grabitur në shtëpinë e një mërgimtari

Kosova

Hajni recidivist zihet në vepër, hyri për të grabitur në shtëpinë e një mërgimtari

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në flagrancë, kur kishte hyrë për të grabitur në shtëpinë e një mërgimtari në Suharekë.

J.B, 27-vjeçar nga po ky qytet, ishte lajmëruar nga një familjar i pronarit të shtëpisë, i cili kishte dëgjuar zhurmën në shtëpinë e pabanuar, dhe i cili kishte lajmëruar forcat e rendit.

Kur policia kishte shkuar në vend të ngjarjes, i dyshuari kishte tentuar të ik nga kulmi por shpejtë ishte vënë nën kontroll të zyrtarëve policorë dhe ishte prangosur.

I arrestuari me urdhër të prokurorit iu caktua masa e ndalimit për 48 orë.

Ai është i njohur edhe më parë për disa vepra penale nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat