​Bizneset dhe komuna e Ferizajt nisin ndërtimin e dy shtëpive për nevojtarët

Kosova

​Bizneset dhe komuna e Ferizajt nisin ndërtimin e dy shtëpive për nevojtarët

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i dy shtëpive për nevojtarët, njëra nga to, për një nënë me katër jetimë.

Kjo falë vullnetit e gatishmërisë së bizneseve ferizajase, me kontributin edhe të Komunës së Ferizajt, që dimri t'i gjej këto familje në strehë të tyren, të ngrohtë e të dashur.

“Faleminderit bizneseve vullnetmira që nuk kursejnë asgjë, për t'i shtrirë dorën më nevojtarëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, e gjithë kjo po bëhet koordinuar përmes koordinatorit Agon Zhinipotoku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat