Ilazi shpreh ngushëllime për vdekjen e të riut nga Kaçaniku

Kosova

Ilazi shpreh ngushëllime për vdekjen e të riut nga Kaçaniku

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 22:21
Besim Ilazi

Kryetari i ri i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e një të riu i cili ra në një humnerë në Prevallë.

“Nga një ngjarje e rëndë me fatalitet, humbi jetën i riu nga komuna jonë Arian Gjini.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve dhe të gjithë qytetarëve të komunës sonë, duke u lutur që raste të tilla të mos na përsëriten më”, ka shkruar Ilazi.

“Të gjithë së bashku lutemi dhe solidarizohemi me këtë ngjarje të dhimbshme, e shpirti i tij pushoftë i qetë në përjetësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat