Në këtë ditë pritet të rikthehen reshjet e borës

Kosova

Në këtë ditë pritet të rikthehen reshjet e borës

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 19:54
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar.

“Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat