Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 19:55
Parashikimi i motit për ditët në vijim

Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet minus 6 deri minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat