Raci kritikon deputetët e opozitës: Nuk janë aty për të gjuajtur me ujë dhe për të ikur

Kosova

Raci kritikon deputetët e opozitës: Nuk janë aty për të gjuajtur me ujë dhe për të ikur

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 00:56
Gazmir Raci

Opinionisti Gazmir Raci i ka kritikuar deputetët e opozitës, të cilët, sipas tij, nuk po e kryejnë punën ashtu siç duhet.

Raci tha se deputetët e opozitës nuk janë aty për të gjuajtur ujë dhe për të ikur.

“Roli i deputetit është për të qëndruar në komision parlamentar dhe nuk është për të gjuajtur me ujë dhe për të ikur. Jo, sepse ai po i merr 2 mijë euro dhe po i merr edhe 600 euro shtesë për transport. Ata paguhen prej neve që të qëndrojnë aty dhe t’i kërkojnë ministrit përgjegjësi. Jo për të bërë show dhe për të ikur”.

“Një mekanizëm të rëndësishëm opozita nuk është duke e shfrytëzuar. Njëri nga të gjithë mekanizmat, komisioni parlamentar”.

Ai theksoi se për dallim nga opozita e sotme, Albin Kurti bëri opozitarizëm edhe në Kuvend e edhe në rrugë.

“Unë kam qenë në komisionin parlamentar kur kryeministri Kurti ka qenë kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, unë kam qenë me zonjën Tahiri për të raportuar. Z. Kurti na ka mbajtur tre orë, “na ka terur” më pyetje dhe komente për dialogun. Pra, Albini ka bërë opozitë edhe në rrugë edhe në parlament. Kurse deputetët e sotëm të opozitës gjuajnë ujë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat