Agjenda e shënimit të festës së Pashkëve

Kosova

Agjenda e shënimit të festës së Pashkëve

Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:06
Mesha

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, mbahet ceremonia e vigjiljes së Pashkëve.

Agjenda:

Mesha solemne do të fillojë nga ora 21:00.

Teksa nesër në Ditën e Pashkëve do të mbahet mesha në ora 11:00 në Katedralen “Nënë Tereza” Prishtinë, për t’i lënë vend në ora 12:30 pritjes solemne e Pashkëve në Qendrën “Bogdani Polis” që gjendet nën Katedralen Shën Nënë Tereza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat