MAPL jep grante prej dhjetëra mijëra eurosh për katër komuna

Kosova

MAPL jep grante prej dhjetëra mijëra eurosh për katër komuna

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit me kryetarët e disa komunave, në kuadër të programit CIF.

Si rrjedhojë grante janë ndarë për Komunën e Junikut, të Mamushës, Rahovecit dhe atë të Suharekës. 

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se marrëveshja me Komunën e Junikut, e nënshkruar mes Krasniqit dhe kryetarit Ruzhdi Shehu, kap vlerën prej 74 mijë e 932 euro ku prej tyre MAPL bashkëfinancon 50 mijë ndërsa Komuna e Junikut 24.932,00 euro.

Marrëveshja e nënshkruar me kryetarin e Mamushës, Abdülhadi Krasniç, është 65.600,00 euro, ku prej tyre MAPL bashkëfinancon në vlerë prek 45 mijë euro ndërsa komuna 20 mijë e 600. 

Ministri Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit edhe me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin, ku vlera e projektit është 174 mijë e 519 euro, prej të cilave MAPL financon 100 mijë euro, ndërsa komuna 74 mijë e 519 euro. 

Ndërsa marrëveshja e mirëkuptimit me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, është për projektin në vlerë prej 175 mijë euro, prej të cilave MAPL bashkëfinancon 100 mijë euro, ndërsa komuna 75 mijë. 

Projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së MAPL me qëllim të përkrahjes së komunave, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat