Nagavci: ​Arsimi profesional është një nga prioritetet tona

Kosova

Nagavci: ​Arsimi profesional është një nga prioritetet tona

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:35
Nagavci ka shkruar se i ka informuar drejtorët për impelementimin e mësimit dual që do të fillojë nga 1 shtatori në katër profile

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka takuar drejtorët e shkollave profesionale me te cilët biseduan për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Nagavci ka shkruar se i ka informuar drejtorët për impelementimin e mësimit dual që do të fillojë nga 1 shtatori në katër profile, kuzhinier, asistent i restorantit, floktar dhe murator.

Nagavci u shpreh se e kupton po ashtu edhe se çështja e normave është brengë e mësimdhënësve.

Postmi i plotë:

Arsimi profesional është një nga prioritetet tona.

Kisha kënaqësinë të takoj sot drejtorët e shkollave profesionale me te cilët biseduam për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

I informova për impelementimin e mësimit dual që do të fillojë nga 1 shtatori në 4 profile, kuzhinier, asistent i restorantit, floktar dhe murator.

Si ministre e Arsimit jam në dijeni për sfidat me të cilat ballafaqohen shkollat profesionale si dhe numrin jo të madh të nxënësve të interesuar për të ndjekur këto shkolla.

Besoj shumë se ofrimi i një modeli të ri të mësimit do të jetë përparësi për shkollat dhe do të shtojë interesimin e nxënësve për t’u regjistruar në këto drejtime.

Drejtorët i njoftova po ashtu se jemi duke rishikuar formulën financiare cila rregullon çështjen e shkollave profesionale në mënyrë që të ua lehtësojmë punën e tyre.

E kuptoj gjithashtu se çështja e normave është brengë e mësimdhënësve andaj kemi punuar paralelisht në ofrimin e mësimit dual por edhe që të sigurohemi që mësimdhënësit të cilët janë në proces të mos i humbin vendet e punës.

U dakorduam që të kemi takime të rregulla në mënyrë që bashkarisht ti zgjidhim problemet e të përmirësojmë gjendjen në arsimin profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat