Vendimi i Qeverisë për ujë falas në kafiteri nuk mbikëqyret nga askush

Kosova

Vendimi i Qeverisë për ujë falas në kafiteri nuk mbikëqyret nga askush

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Qe më shumë se 3 muaj uji duhet të shërbehet falas për klientët e lokaleve të gastronomisë. Por, kjo që u rregullua me vendim të Qeverisë nuk është që edhe po mbikëqyret.

Madje, as lokalet që në mungesë të ujësjellësit është dashur të gjejnë burime alternative, e  që llogariten të jenë rreth 20 përqind e totalit.

“Kam pas komunikim me disa anëtarë të shoqatës të cilët nuk e marrin ujin nga çezmat por kanë deklaruar se askush nuk ka qenë me i certifiku” tha Petrit Kllokoqi, Kryetar i Shoqatës së Gastronomëve.

E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka garantuar se uji i Kompanive Rajonale të Ujësjellësit është i pijshëm.

“Sa i përket objekteve të gastronomisë që furnizohen nga uji i puseve, rezervuarëve apo rrjeti i cili nuk menaxhohet prej Kompanive Rajonale të Ujit, ende nuk është parashtruar asnjë kërkesë për monitorim nga ana e objekteve te gastronomisë e që është sipas vendimit obligim i tyre.” deklaroi Burbuqe Nushi-Latifi, Koordinatore, Qendra e Monitorimit të Ujit për pije në IKSHPK.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë treguan se kanë pasur tre ankesa nga qytetarët që nuk janë shërbyer me ujë nga çezma, me arsyetimin se nuk është i pijshëm.

“Ne kemi dërguar inspektor për verifikim të rastit. Kur ekipi inspektues ka nis hulumtimin për furnizimin me ujë zakonisht del se është i kyçur ne ujë të pijshëm.” tha Lamir Thaçi Zyrtar për Informim- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Sipas Thaçit i takon inspektoratit të tregut të ndërmarrë veprime të mëtejme ndaj këtyre rasteve por edhe të mbikëqyrë zbatimin e vendimit.

Por, sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, AUV-i, është mbikëqyrës i zbatimit të ligjeve në fushën e sigurisë së ushqimit përfshirë edhe ujin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat