Një pjesë e rrugës nacionale Besi-Podujevë do të bllokohet për katër ditë

Kosova

Një pjesë e rrugës nacionale Besi-Podujevë do të bllokohet për katër ditë

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:22
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga nesër e deri të shtunën, rruga segmenti i rrugës Nacionale N25 Besi -Podujevë, lloti 4, do të jetë e bllokuar për shkak të asfaltimit.

Sipas njoftimit, në këtë projekt pjesa nga Sibovci-Gllamnik krahu i djathtë do të jetë e pakalueshme.

Ndërsa u tha se ana e e majtë po të njëjtin segment shfrytëzohet për qarkullim të automjeteve është e pakalueshme për qarkullim.

“Nga qytetarët kërkojmë mirëkuptimin e tyre gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e ministrisë, dërguar mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat