Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 00:11
Ilustrim

Shoqata e Pensionistëve të TMK/FSK mban tryezë me temë “Siguria në komunitet”. (Hotel City, Prizren, ora 9:00)

Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari bëhen homazhe te varri i tij. (Varrezat, Dragodan, ora 09:30)

Federata e Pingpongut organizon turneu TOP 8 i U11. (SHFMU “Tefik Çanga”, në Ferizaj, ora 10:00)

Marsh paqësor ku do të kërkohet votimi i projektligjit për tërheqjën e 30% të Trustit. (Nisja nga Biblioteka Kombëtare, ora 10:30, para Qeverisë, ora 12:00)

Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari dhurohet gjak. (Selia e Vetëvendosjes, Prishtinë, ora 11:00)

Bëhet promovimi i monografisë “MES LUFTËS E PAQËS”, dokumentim i punës 32 vjeçare të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, në Zvicër. (Qendra “Bogdani Polis”, te Katedralja “Shën Nënë Tereza“, në Prishtinë, ora 11:00)

Platforma për verifikim të fakteve hibrid.info prezanton raportet mujore lidhur me gjendjen e keqinformimit në Kosovë, kur paraqiten trendet më aktuale mbi zhvillimet e fundit politike, si ato që përshkruajnë raportet Kosovë-Serbi, grevën e BSPKS-së, liberalizimin e vizave, etj. (Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)

Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj takon përfaqësuesit e “American Advising Center”, qendër zyrtare e rrjetit EducationUSA Kosovo themeluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan përmes Ambasadës Amerikane në Prishtinë. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 14:00)

Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari mbahet diskutimi “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok e familjar i përkushtuar”. (Holli i Bibliotekës Kombëtare, 14:00)

Federata e boksit e Kosovës organizon turneun ndërkombëtar "Adem Jashari", që është në kalendarin zyrtar të EUBC dhe IBA ". (Palestra e Sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, ora 16:00)

Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari mbahet diskutimi “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”. (Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje, Pejë, ora 17:00)

Mbahet ceremonia e shfaqjes së premierës së dokumentarit “I arti i Prishtinës”, kushtuar jetës dhe veprës së ish-futbollistit, e më vonë edhe trajnerit të futbollit Abdyl Bellopoja. (Hotel Emerald, ora 20:05)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat