Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Mbahet dita e dytë e konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:30)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton Projektligjin për tubime publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë takim me banorët lokalë dhe me përfaqësuesit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). (Shkolla Fillore “Agim Ramadani”, Zhegër, Gjilan, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2008-2012: Arben Gjukaj – Drejtor Menaxhues në KEK, Fadil Çitaku – Kryesues i Bordit të KEK-ut, Agim Nika – Anëtar i Bordit të KEK-ut, Flamur Keqa – Anëtar i Bordit të KEK-ut, Ismail Januzi - Anëtar i Bordit të KEK-ut, Mujë Rugova - Anëtar i Bordit të KEK-ut, Izet Ibrahimi - Anëtar i Bordit të KEK-ut. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremoninë për ndarjen e çmimeve vjetore të konkursit për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

Zhvillohet ndeshja Kosovë - Ukrainë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall. (Pallati i Rinisë dhe Sportit Prishtinë, ora 17:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat